Punimi i webfaqeve
Me faqet e planifikuara dhe dizajnuara mirë do ta fitoni punëtorin më të vyeshëm, i cili do të punoj 24 orë në ditë në avansimin e afarizmit Tuaj. Sa më shumë ta eksploatoni, ai jep rezultate më të mira, e në të njëjtën kohë nuk kërkon pushim vjetor e as nuk e din se çka janë sindikatat.
Read more
Programimi
Ju nevoiten shërbimet e programerëve për të Ju zgjidhur kërkesat e komplikuara afariste? Drejtohuni tek ne, t’i komplikojmë edhe më shumë, por, mos keni merak, për ne nuk ka kërkesa të pamundshme, bëhet fjalë vetëm për sa JU keni kohë dhe para.
Read more
Dizajni grafik
Meqenëse sot të gjithë janë bërë dizajner, me gjasë që nuk do të na kontaktoni në lidhje me këtë qështje, mirëpo megjithate, nëse Ju nevoiten zgjidhje komplete të identitetit vizuel, kartëvizita, bannerë apo bile edhe ndonjë modele për kalendarin Tuaj, jemi këtu. Pra, të punojmë.
Read more
Internet marketingu
Me përparimin e teknologjisë çdo herë e më pak po shtypet e më shumë po Google-ohet, Facebook-ohet dhe Twitter-ohet. Rriteni efektin e marketing kampanjave duke i zvogluar njëkohësishtë shpenzimet. Reklamohuni në Internet.
Read more
Edukimi
Si të arrijë rezultate edhe më të mira ekipi i Juaj afarist? Thjeshtë, le të punojnë pak në edukimin e vet dhe rezultatet do të jenë spektakolare. Edhe nëse nuk do të jenë spektakolare, së paku Ju mbetet mundësia të lavdëroheni para shoqërisë për elokuencën Tuaj.
Read more
Blogu
Pothuaj të gjithë blogerët tanë janë personalitete eminente të letrave të shkruara. Pothuaj të gjithë i dijnë lakimet e emërave, e disa biles i kanë absolvuar edhe shenjat e pikësimit. Shumë lajme, deklarata, teknologji dhe edukim. Mos ia varni veshin drejtëshkrimit!
Read more























